“Thashethemet na dolën për mirë”/ Rrëfehet Alfio për Fatmën (FOTO) – AlpeGossip
“Thashethemet na dolën për mirë”/ Rrëfehet Alfio për Fatmën (FOTO)

“Thashethemet na dolën për mirë”/ Rrëfehet Alfio për Fatmën (FOTO)

Lidhjen e tyre s`ka shumë që e kanë bërë publike, por ajo mesa duket kishte nisur mjaft më përpara. Shefi i kuzhinës Alfio Rrotani dhe moderatorja Fatma Methasani janë një cift tejet simpatik, vetëm se ne këtë tani vonë e mësuam, Që të dy ata ishin treguar shumë të kujdesshëm për ta mbajtur romancën e vet larg syve të publikut.

Megjithatë tani që e zbuluan, Alfio ka zgjedhur të shkojë edhe më tej duke na dhënë disa detaje tek “ Jo vetëm modë“ në Klan. Janë njohur falë punës në In TV, në emisionin “ Kripë dhe Piper“. E bukura është se thashethemet, ato që mund ta dëmtojnë një lidhje, në këtë rast kanë shërbyer si katalizator për afrimin e dy të rinjve.

Kishte aq shumë fjalë rreth tyre, saqë me sa duket në fund e kanë parë dhe vetë se do të shkonin mirë bashkë! Ja pra që jo të gjitha thashethemnajat janë për keq!!