Formula e rinisë/ Bëni këto ushtrime dhe do të shikoni ndryshimet në fytyrën tuaj – AlpeGossip
Formula e rinisë/ Bëni këto ushtrime dhe do të shikoni ndryshimet në fytyrën tuaj

Formula e rinisë/ Bëni këto ushtrime dhe do të shikoni ndryshimet në fytyrën tuaj

E quajtur Yoga e fytyrës bën mrekulli pasi masazhet e lehta në mënyrë të rregullt rrisin madhësinë e muskujve, duke çuar në një pamje më të plotë të fytyrës dhe shumë më të freskët. Në një eksperiment të kryer në Universitetin Northestwrn në Çikago, studiuesit zbuluan se ata që bënë masazh 30 minuta për 20 javë rresht, dukeshin tre vjet më të reja në fytyrë. Pjesëmarrëset në studim ishin 27 gra të moshës 40 deri në 65 vjeç. Janë gjithsej 32 ushtrime të ndryshme që ndihmojnë. Ndër to përmendet hapja e gojës në formën e shkronjë O, buzëqeshja që ndihmon muskujt e faqeve dhe masazhet e lehta me gishtërinj.

Murad Alam, një profesor i dermatologjisë thotë se nuk ka nevojë për ndërhyrje apo për injeksione, ku thjesht mund të bësh Yoga fytyre e të dukesh tre vjet më e re. Praktika e Yogës në fytyrë është përhapur që në vitin 2007 dhe që atëherë një numër i madh grash publikojnë video në mediat sociale ku tregojnë se si ndiheshin pasi bënin masazhin.