NGA JONIDA MALIQI TE ERMAL MAMAQI/ Kauza e rëndësishme mbledh të gjithë të famshmit në një koncert (FOTO) – AlpeGossip
NGA JONIDA MALIQI TE ERMAL MAMAQI/ Kauza e rëndësishme mbledh të gjithë të famshmit në një koncert (FOTO)

NGA JONIDA MALIQI TE ERMAL MAMAQI/ Kauza e rëndësishme mbledh të gjithë të famshmit në një koncert (FOTO)

Një grup i madh artistësh shqiptare do të mblidhen të dielën për të mbajtur një koncert madhështor bamirësie në sheshin “Skënderbej”.

Rovena Dilo, Orgesa Zaimi, Irma Libohova, Jonida Maliqi, Ermal Mamaqi, Manjola Nallbani, Eranda Libohova, Era Rusi dhe Orinda Huta, janë në mesin e emrave që do të performojnë për kauzën më të rëndësishme të muajit, luftën kundër kancerit të gjirit.

Përveç argëtimit, një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet informimit dhe ndërgjegjësimit për zbulimin e hershëm të sëmundjes që po prek gjithmonë e më shumë femrat në moshë të re.

Koncerti do të mbahet ditën e djelë në orën 11:00, nën kujdesin e Bashkisë së Tiranës dhe Spitalit Amerikan, nën moton “Së bashku kundër kancerit të gjirit”.