“VENDOSA TË DOBËSOHEM”/ Julian Deda tregon publikisht ndërhyrjen që po kryen (FOTO) – AlpeGossip
“VENDOSA TË DOBËSOHEM”/ Julian Deda tregon publikisht ndërhyrjen që po kryen (FOTO)

“VENDOSA TË DOBËSOHEM”/ Julian Deda tregon publikisht ndërhyrjen që po kryen (FOTO)

Julian Deda, aktori i njohur i humorit shqiptar ka marrë sot një vendim të papritur për shëndetin e tij. Ai ka vendosur t’i nënshtrohet një ndërhyrjë jokirurgjikale për zvogëlimin e stomakut që quhet vendosja e balonit gastrik.

Përmes një postimi në Instagram aktori ka njoftuar ndërhyrjen duke shkruar: “Sot vendosa t’i bëj një nder të madh trupit tim, vendosa të dobësohem një herë e mirë. Sot  vendosa në stomak e balonin gastrik”.

Ndërkohë procedura e Balonit Gastrik konsiston në vendosjen në stomak të një baloni të butë, i cili kalohet në stomak në rrugë endoskopike me ndihmën e gastroskopit.

Kjo zgjat jo më shumë se 15-20 minuta dhe është shumë efikase dhe ndër procedurat më të sigurta që aplikohen për rënien nga pesha.

Baloni i vendosur mbahet nga pacienti për një periudhë nga 6 muaj-1 vit dhe gjatë kësaj kohe prezenca e ballonit bën që pacienti të reduktojë në mënyrë të konsiderueshme sasinë e ushqimit ditor që merr dhe në fund të kësaj periudh pacienti ka një rënie të konsiderueshme prej rreth 14-19 kilogram.

Mesa duket edhe Juli ka vendosur që mbipeshën t’ja lerë të kaluarës dhe me siguri shumë shpejt do të arrijmë ta shohim në formë të mirë fizike.