Prej tre vitesh, çifti i njohur i showbizit shqiptar, Alban Skënderaj dhe Miriam Cani, janë bërë prindër të vogëlushes Ameli, e cila me lindjen e saj ka mbushur jetët e tyre.
Herë pas here dy këngëtarët kanë publikuar momente të ndryshme me të voglën e tyre në rrjetet sociale dhe vetëm pak më parë, Miriami ka postuar një foto që me siguri do t’jua ëmbëlsojë ditën të gjithëve
Në pozën e shkrepur, Albani mban në prehër vajzën e tij teksa qëndrojnë përballë njëri-tjetrit, ndërkohë që të gjithë vërejmë sa shumë është rritur Ameli.