Frymëzohet nga flokët brune të Luanës/ Kiara Tito merr vendimin e papritur (FOTO) – AlpeGossip
Frymëzohet nga flokët brune të Luanës/ Kiara Tito merr vendimin e papritur (FOTO)

Frymëzohet nga flokët brune të Luanës/ Kiara Tito merr vendimin e papritur (FOTO)

Luana Vjollca i kapi të gjithë në befasi, teksa u shfaq në trailerin e puntatës së rradhës së emisionit “Shiko Kush Luan”, me flokë të zeza. Moderatorja hoqi dorë nga flokët biondë dhe dukej rrëzëllitëse me ndryshimin e ri.

Por duket se Luana është një frymëzim edhe bjondet e tjera të ekranit shqiptar. E ftuar në emisionin “Shiko Kush Luan”, Kiara Tito zbuloi se mund të guxojë edhe ajo me flokët.

“Çfarë do të ndryshoje në pamjen tënde?” – e pyet Fifi, moderatoren.

“Flokët, tani që pashë Luanën” – përgjigjet Kiara Tito.

Shpresojmë që Kiara ta mbajë fjalën dhe të mund ta shohim edhe në versionin brune.