ME LOT NË SY/ Këngëtarja shqiptare rrëfen për herë të parë për 2 shtatzënitë e dështuara (VIDEO) – AlpeGossip
ME LOT NË SY/ Këngëtarja shqiptare rrëfen për herë të parë për 2 shtatzënitë e dështuara (VIDEO)

ME LOT NË SY/ Këngëtarja shqiptare rrëfen për herë të parë për 2 shtatzënitë e dështuara (VIDEO)

Me lot në sy këngëtarja shqiptare rrëfen për herë të parë për 2 shtatzënitë e dështuara

Këngëtarja Mihrije Braha ka rrëfyer për herë të parë për dy episode të trishtuara nga jeta e saj.

Ajo ka qenë e ftuara e radhës në emisionin “Mirage” ku ka folur rreth jetës private dhe karrierës profesionale.

Këngëtarja tashmë është nënë e një djali të vetëm që quhet Plator, por ajo ka pasur edhe dy shtatzëni të dështuara, për të cilat ka folur për herë të parë në publik. Sa i përket lindjes së djalit, Mihrija tha se nuk e ka pasur fare në plan, por erdhi si një dhuratë nga Zoti:

“Nuk ka qenë me plan momenti kur mbeta shtatzënë por Zoti i madh e kishte shkruar. Ende pa e konfirmuar mjeku, i thashë Naimit që e kam diçka të barku dhe jam shtatzënë nuk kisha simptoma të tjera por thjesht e ndjeja”.

Por Mihrije ka pasur edhe dy shtatzëni të tjera. Të parën ajo e ndërpreu me dashje pasi kishte rrezik që fëmija të mos lindte normal duke qenë se kishte ndjekur një trajtim me medikamente të dësmshme për të. Ndërsa aborti i dytë ishte akoma më i dhimbshëm pasi këngëtarja ishts 4-muajshe.

“Unë kam pasur 2 shtazëni të tjera, në njërën kam qenë shtatzënë por nuk e kam ditur dhe kam shkuar te doktori. Po, ke vonesë cikli më tha dhe me dha tableta. Kur merr medikamente fruti nuk zhvillohet normal. Kur shkova të bëja kontroll doktori tjetër më tha, ti je shtatzënë, je dymuajshe. I thashë për terapinë dhe më tha, jo nuk duhej t’i kishe pirë. Dhe nuk e lamë të vijonte shtatzënia, e ndërpreva me dashje por jo me vullnetin tim”.


“Shtatzënia e dytë ndodhi kur Platori ishte në çerdhe. Diku në muajin e 4 e gjysmë pata një dështim spontan, ka qenë shumë e dhimbshme. Platorit i pëlqente barku dhe vinte ma puthte. Më pëlqente vetja kur kaloja te pasqyra. Nëse është vëlla do t’ia vëmë emrin Jon, nëse është motër Ikena tha Platori. Por as sot e kësaj dite nuk e kam ditur nëse ka qenë Ikena apo Joni, nuk kam dashur ta di”, është shprehur Mihrija me lot në sy.