“JAM RRITUR ME FAMËN NË SHTËPI”/ Roza Lati tregon detaje të fëmijërisë (FOTO) – AlpeGossip
“JAM RRITUR ME FAMËN NË SHTËPI”/ Roza Lati tregon detaje të fëmijërisë (FOTO)

“JAM RRITUR ME FAMËN NË SHTËPI”/ Roza Lati tregon detaje të fëmijërisë (FOTO)

Roza Lati është një nga moderatoret më simpatike dhe di si ta bëjë publikun për vete. Ajo është nga personazhet më të preferuar dhe duket se nuk e ka pasur aspak të vështirë të mësohet me famën, përderisa është vajza e një artiste mjaft të njohur, Rita Lati. Në një intervistë për ‘Gazetën Shqiptare’, Roza ka thënë se fama nuk e ka ndryshuar aspak dhe është mësuar që e vogël me admirimin e njerëzve ndaj një personazhi të njohur.

“Jam rritur me famën. Pesë vjeçe shkoja me mamin për të blerë bukë. Na shkonte rruga 20 minuta, sepse e ndalonin për t’i marrë autografe, se atëherë nuk ka pasur ‘selfie’ dhe jam rritur me idenë se njerëzit të shohin, të ndalin, të përqafojnë, të duan, të admirojnë, kështu që për mua është shumë normale kjo pjesë. Nuk bën fare asnjë lloj diference, sepse i kuptoj shumë mirë vajzat që nga dje kanë pasur një jetë shumë të thjeshtë, me familje shumë të thjeshtë (quaj këtu familje që nuk kanë lidhje me ekranin dhe papritur futen në botën e televizionit dhe dashje pa dashje u hipën vetja në qejf, se është normale). Unë këtë gjë nuk e shoh fare te vetja, sepse thashë që jam rritur me famën në shtëpi”, – ka thënë moderatorja. Ajo ka shtuar se mendon se është personi i duhur për të drejtuar një spektakël, sepse është rritur me skenën dhe fundja këtë gjë e ka të trashëguar.