AKTORI I NJOHUR BËHET BABA/ I vendos vajzës emrin super të veçantë (FOTO) – AlpeGossip
AKTORI I NJOHUR BËHET BABA/ I vendos vajzës emrin super të veçantë (FOTO)

AKTORI I NJOHUR BËHET BABA/ I vendos vajzës emrin super të veçantë (FOTO)

Aktori i njohur i filmit “Scusa ma ti chiamo amore”, Raoul Bova, është bërë baba për herë të katërt. Bashkëshortja e tij, Rocio Morales, ka sjellë në jetë një vajzë.

Çifti ka zgjedhur ta pagëzojë vogëlushen me emrin e veçantë Alma, që në shqip përkthehet ‘shpirt’.

“Mirëseerdhe ‘Alma’ ime. Mirëseerdhe shpirti im.”- ka shkruar aktori në foton e ëmbël ku ka publikuar dorën e vogëlushes dhe ka zbuluar shumë pak nga portreti i saj.

Bova është gjithashtu baba i 3 fëmijëve, vajzës Luna me bashkëshorten aktuale dhe 2 djemve, Alessandro dhe Francesco, nga martesa e tij e parë.