Më 13 shtator të këtij viti Ermal Hoxha u lirua nga burgu dhe tashmë duket se familja po feston një tjetër gëzim.
Bashkëshortja e tij Rezarta Shkurta ndau ditën e djeshme me ndjekësit një video, ku të tre bashkë me vajzën Hera zbukurojnë pemën e Krishtlindjeve.
Në shtëpinë e saj tashmë ndihet atmosfera festive, ndërsa kjo është hera e parë pas 4 vitesh që e gjithë familja është bashkuar dhe do të festojnë bashkë ndërrimin e viteve.
Ndërsa të gjithë e kishin mendjen te pema, fare mirë vihet re barku i rrumbullakosur i këngëtares.
Rezarta njihet për fizikun e saj perfekt, ndaj pas shëndetit në bark dyshojmë se fshihet shtatzënia e këngëtares.
Familja duket se po feston një tjetër gëzim, ardhjen në jetë të një fëmije vitin e ardhshëm, të cilin ende nuk e kanë bërë publike.
Dyshimet lindin edhe nga ndjekësit e saj në Instagram, të cilët shkruajnë:
“Gëzuar t’ju zërë ky vit dhe duket se së shpejti do të vijë dhe i katërti”;
“U kënaqa duke e parë… Vitin tjetër qofshi më shumë në shtëpi (djalin)”.
Edhe më herët vajza e tyre Hera ka shprehur dëshirën për një motër dhe duket se prindërit do t’ia plotësojnë dëshirën.
Rezarta kujdeset që mos të dalë para kamerës, por barku i saj në profil është i dukshëm, ndërsa në disa momente mban dhe dorën sipër tij.
Ermal Hoxha u lirua nga burgu pas rreth 4 vitesh, ku qëndroi i akuzuar për përfshirjen në trafikun e drogës.