MARTOHET NË DHJETOR/ Nick Jonas i bëri dhuratën e paparë shoqëruesve të tij në prag të dasmës (FOTO) – AlpeGossip
MARTOHET NË DHJETOR/ Nick Jonas i bëri dhuratën e paparë shoqëruesve të tij në prag të dasmës (FOTO)

MARTOHET NË DHJETOR/ Nick Jonas i bëri dhuratën e paparë shoqëruesve të tij në prag të dasmës (FOTO)

Prej disa javësh, Priyanka Chopra po feston beqarinë me mikeshat e saj, fillimisht në New York, e më pas me një udhëtim surprizë në Amsterdam. Ndërkohë, që bashkëshorti i saj i ardhshëm, Nick Jonas ende nuk ka nisur me festimet!

Ditën e sotme, ai ka zbuluar edhe dhuratat që ka blerë për të gjithë shoqëruesit e tij në dasmë. Në profilin e tij në “Instagram”, Nick pozon përpara gjashtë monopatave elektrike, në të cilat janë gdhendur edhe emrat e miqve të tij më të mirë.

Javën e ardhshme, Nick do të udhëtojë drejt New York-ut për një festë me miqtë e tij, Jonathan Tucker, Kevin dhe Joe Jonas, Frankie Jonas si dhe me vëllain e nuses së ardhshme Siddharth

Priyanka dhe Nick do të martohen në muajin dhjetor dhe po përgatiten që të bëjnë një dasmë gjigande që përfshin edhe traditat e vendlindjes së aktores, Indisë.