U PËRFSHINË NË SKANDALE/ Këto janë ish banorët PROBLEMATIKË të Big Brother (FOTO) – AlpeGossip
U PËRFSHINË NË SKANDALE/ Këto janë ish banorët PROBLEMATIKË të Big Brother (FOTO)

U PËRFSHINË NË SKANDALE/ Këto janë ish banorët PROBLEMATIKË të Big Brother (FOTO)

Big Brother është një nga reality show-t më të ndjekur në vend.

Pjesë e tij këto 10 vite janë bërë një numër i madh konkurentësh e si rrjedhojë shumëllojshmëri karakteresh apo sjelljesh janë shfaqur.

Loja brenda shtëpisë tërheq shumë publikun të cilët shpeshherë afeksionohen me banorët dhe madje i ndjekin edhe pas mbarimit të spektaklit.

Në këtë mënyrë gjithçka ndodh aty brenda shërben si shembull për pubklikun jashtë dhe në këtë drejtim, duhet të jetë shembull pozitiv.

Duke qenë se ndiqen edhe jashtë shtëpise, këto konkurentë duhet që gjithnjë të japin më të mirën nga vetja meqënëse të tjerët i shohin si inspirim,  ka ndodhur jo pak herë që të jenë të përfshirë në skandale të ndryshme.

AlpeNews.al ju njeh me disa nga banorët problematikë të cilët jashtë shtëpisë kanë pasur një sjelle jo të mirë për tu ndjekur:

Elton Tozaj

Elton Tozaj ishte një nga banorët e “Big Brother Albania” i cili u arrestua pasi ishte pjesë e një skeme mashtrimi ku u ofronte njerëzve kredi të buta duke u zhvatur shuma të konsiderueshme parash.

Kreshnik Hushaj

I njohur ndryshe edhe si Kika, madje dhe shumë i pëfolur gjatë qëndrimit të tij në shtëpi për faktin se e konsideronin homoseksual. Mbi të u ngrit akuza e shfrytëzimit të bashkëshortes për prostitucion, lajm ky i cili bëri bujë të madhe mediatike.

Tea Zhuli

Orët e fundit ish banorja e Big Brother” u akuzua nga një stiliste në qytetin e Tiranës për  vjedhjen e punës së sa. Mesa duket Tea merrte veshje nga stilistja e më pas i reklamonte ato si të sajat duke u shpallur “stiliste” me punën e të tjerëve.

Hënes Dalipaj

Ish konkurenti i “Big Brother Albania 4” u arrestua në qytetin e Vlorës pasi goditi me thika 3 punonjës të një kompanie private.

Franceska Jace

Ish banorja e “Big Brother” është përfshirë shpeshherë në skandale e kryesisht në rrahjen e femrave të tjera për shkaqe banale.

Përgatiti: AlpeNews.al