“Jam e dashuruar si ditën e parë dhe ashtu do vdes”/ Valbona Mema dedikim prekës për bashkëshortin e ndjerë (FOTO) – AlpeGossip
“Jam e dashuruar si ditën e parë dhe ashtu do vdes”/ Valbona Mema dedikim prekës për bashkëshortin e ndjerë (FOTO)

“Jam e dashuruar si ditën e parë dhe ashtu do vdes”/ Valbona Mema dedikim prekës për bashkëshortin e ndjerë (FOTO)

Gjatë rubrikës “Ndaje ose Pije”, mes Valbona Memës dhe Hygerta Sakos, Valbona dhe si përgjigje deklaratën më prekëse për bashkëshortin e ndjerë.

“Je zbukuruar shumë për kohët e fundit dhe zakonisht ne femrat zbukurohemi për njëra tjetrën ose për njeriun e zemrës. A ka ardhur ai?”- i drejtohet Hygerta.

“Jo dhe besoj që nuk mund të vijë. Ka ardhur njëherë para 30 vitesh. Unë jam ende e dashuruar si ditën e parë dhe ashtu do vdes. Me babain e fëmijëve të mi!”

Përgjigja e këngëtares u shoqërua me duartrokitje nga publiku dhe zëra që thoshin “Bravo”, të emocionuar për deklaratën prekëse.

Bashkëshorti i saj, Sokol Gjumi u nda nga jeta si pasojë e një sëmundjeje të rëndë në dhjetor të vitit 2001. Çifti janë prindër të dy fëmijëve dhe Valbona vazhdimisht e kujton publikisht në data të veçanta dhe jo vetëm.