I ZBULOI TË ARDHURAT FAQJA E NJOHUR/ Si reagoi artisti shqiptar: Jetojmë në një… (FOTO) – AlpeGossip
I ZBULOI TË ARDHURAT FAQJA E NJOHUR/ Si reagoi artisti shqiptar: Jetojmë në një… (FOTO)

I ZBULOI TË ARDHURAT FAQJA E NJOHUR/ Si reagoi artisti shqiptar: Jetojmë në një… (FOTO)

Në ditët e sotme mund të mësohet çdo gjë për një person, mjafton të kërkosh për të në internet, sidomos nëse je personazh publik.

Faqja “Wikifame” ka publikuar të ardhurat e tenorit shqiptar Agim Hushi, i cili jeton prej vitesh në Australi bashkë me familjen e tij.

Sipas këtij portali, Hushi ka një pasuri prej 9 mijë dollarësh, ndërsa postimi u publikua nga vetë tenori.

Përmes humorit ai shkroi se në ditët e sotme është e vështirë të kesh pak privatësi dhe duhet të kërkohet një tjetër planet për të vazhduar jetën.

“Sot Wikifame publikoi të ardhurat e mia! Të jem i sinqertë ka kohë që jam i bindur se jetojmë në një shoqëri ku “Big Brother” na ndjek dhe na vëzhgon në gjithçka! Duhet të mendojmë një planet tjetër për të jetuar”, shkroi Hushi në postimin e tij në “Facebook”.


Ai e shoqëroi postimin me disa foto nga koncertet dhe albumet e tij.