SA SHUMË DASHURI/ Noizy shkon në Kosovë dhe fansat bëjnë namin (VIDEO) – AlpeGossip
SA SHUMË DASHURI/ Noizy shkon në Kosovë dhe fansat bëjnë namin (VIDEO)

SA SHUMË DASHURI/ Noizy shkon në Kosovë dhe fansat bëjnë namin (VIDEO)

Noizy është padyshim një ndër reperët më të suksesshëm shqiptar, i cili me këngët e tij u bë tejet i dashur për të rinjtë. Ai realizon shumë koncerte në të gjitha trevat ku ka shqiptarë dhe sigurisht që pjesëmarrja është e shumtë. E sigurisht që këto koncerte dhe këngët e tij që kthehen menjëherë në hit, i kanë gjeneruar shumë të ardhura reperit. Ai tashmë ka edhe bizneset e tij, ndërkohë që mbrëmjen e sotme ndodhët në Kosovë ku ka hapur një linjë të një prej bizneseve që zotëron, por edhe për të performuar në një klub.

Mirëpo ndoshta Noizy nuk e ka pritur këtë mirëseardhje shumë të ngrohtë të fansave të tij të cilët brohorisnin me të madhe Noizy, por ka edhe nga ata që e kanë ndjekur për të bërë foto teksa ai po largohej me makinë.

Këto momente, reperi i ka dokumentuar në instastoryn e tij dhe duket shumë i lumtur.