NUK PRITEJ/ Kantautori shqiptar hedh “kunja” për këngën e Flor Mumajesit dhe Elvana Gjatës (FOTO) – AlpeGossip
NUK PRITEJ/ Kantautori shqiptar hedh “kunja” për këngën e Flor Mumajesit dhe Elvana Gjatës (FOTO)

NUK PRITEJ/ Kantautori shqiptar hedh “kunja” për këngën e Flor Mumajesit dhe Elvana Gjatës (FOTO)

Ndërsa këtë fundjavë statuset e shumicës së përdoruesve shqiptarë të rrjetit social Facebook i dedikoheshin ndeshjes Shqipëri-Skoci, edhe kantautori Elton Deda e ka thënë fjalën e tij!

Elton Deda nuk është kursyer në komentin e tij aspak të këndshëm dhe jo kundrejt trajnerit apo lojtarëve të kombëtares shqiptare të futbollit por i është të referuar këngës “Kuq e zi je ti” me kompozim dhe tekst të Flor Mumajesit. Kënga me nota kuq e zi, u krijua me qëllimin që të kthehej në himnin shoqërues të Kombëtares shqiptare, por jo vetëm.

“Mbas humbjes me Whiskey/piresit, dy gjera me qetesojne. Njera veshet dhe tjetra sedren. E para, qe nuk do e degjoj me temen e muzikes se nation league perziere me nje motiv lahute te edituar ne Melodyne qe per hir te se vertetes ishte i keq bere nga kushdo qe e ka marre persiper. E dyta, nuk do kem me brerje ndergjegje per fjalet qe me flisnin shoket e mi per nje “komplot” lojtaresh per Pannucin. Aq e ke takatin. Ska pse merzitesh. Ahh se harrova, degjoni J.S.Bach se ju sheron veshet nga infeksionet rurale”- shkruan kantautori I njohur Elton Deda.

Kënga “Kuq e Zi je ti” një krijim i Flor Mumajesit kënduar nga ish-partnerja e tij, këngëtarja Elvana Gjata, u lançua në mars të vitit 2015. Menjëherë pas publikimit, kënga u trumpetua shumë e madje u mirëprit nga tifozët duke u cilësuar atë edhe si “himni i kombëtares shqiptare të futbollit”. Deri më sot kënga numëron mbi 40 shikime në YouTube ndërsa dëgjohet në gjithë eventet futbollistike të kombëtares shqiptare dhe pse sipas Elton Dedës është një këngë e bërë keq.

Ndonëse statusi i Dedës është një kunjë e qartë ndaj këngës në fjalë, ai nuk ka preferuar të përmend emrin e krijuesit apo të autërëve të këngës.