“TË THUASH SE JAM KRENARE ËSHTË PAK”/ Dua Lipa flet pas koncertit për Skëndërbeun (FOTO) – AlpeGossip
“TË THUASH SE JAM KRENARE ËSHTË PAK”/ Dua Lipa flet pas koncertit për Skëndërbeun (FOTO)

“TË THUASH SE JAM KRENARE ËSHTË PAK”/ Dua Lipa flet pas koncertit për Skëndërbeun (FOTO)

Të hënën u zhvillua në Vatikan një koncert në nder të heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skëndërbeu.

Pjesëmarrës në mbrëmjen e madhe ishin shumë emra të njohur shqiptarë si Inva Mula, Olen Cesar, Ermal Meta, Elhaida Dani dhe Kastriot Tusha.

Por nuk mungoi as këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa.

Ylli i muzikës  pas koncertit u shpreh dashura e saj për rrënjët dhe origjinën e saj sa vjen e shtohet.

“Pas një koncerti të bukur përkujtimor për Gjergj Kastrioti-Skënderbeun ku mora pjesë së bashku me shumë artistë të talentuar shqiptarë. Dashuria për rrënjët e mia sa vijnë e rriten edhe më shumë sesa kam menduar. Të thuash jam krenare është nënvlerësim. Çfarë ndjenje,”-shkruajti Dua në Instagram.

Dua ndezi mbrëmjen me këngën e saj ‘Homesick’.