I dha fund martesës pas 18 vitesh, ky është statusi që nuk u vu re nga Eneda Tarifa (FOTO) – AlpeGossip
I dha fund martesës pas 18 vitesh, ky është statusi që nuk u vu re nga Eneda Tarifa (FOTO)

I dha fund martesës pas 18 vitesh, ky është statusi që nuk u vu re nga Eneda Tarifa (FOTO)

Këto dy ditët e fundit lajmi i darjes së Eneda Tarifës nga bashkëshorti është një nga lajmet më të bujshme. Martesa e tyre cilësohet si një nga lidhjet më të gjata të showbizz-it. Eneda Tarifa dhe Erjon Zaloshnja kanë një histori 18-vjeçare së bashku dhe kanë edhe një vajzë.

Ndonëse ende çifti nuk ka dhënë asnjë sqarim për ndarjen ata vazhdojnë të përfliten. Më shumë dyshimet e një ndarjeje të mundshme i shton statusi i Enedës, të cilin e ka bërë në Instagram më 1 janar të këtij viti.

“E piva për 2017 me të këqijat e të mirat që mbarti. E çuditshme se si gjithmonë ditët e fundit të vitit njeriu bëhet nostalgjik, mediton për vitin që po lë pas. A ishte dështim apo fitore? E rëndësishme është që çdo situatë ta kalojmë me ballin lartë, me forcë, me pregatitje shpirtërore e profesionale. 365 dite te reja, 365 shanse të tjera”, ka shkruar këngëtarja.

Kujtojmë se sa i përket anës profesionale Eneda do të jetë pjesë e jurisë së spektaklit “The Voice Kids”.