KTHIM PAS NË KOHË/ Albana Osmani publikon videon e këngëtarit të njohur – AlpeGossip
KTHIM PAS NË KOHË/ Albana Osmani publikon videon e këngëtarit të njohur

KTHIM PAS NË KOHË/ Albana Osmani publikon videon e këngëtarit të njohur

Moderatorja e njohur Albana Osmani ka publikuar një video të këngëtarit të njohur për muzikën rock, Bojken Lako. Adhuruesit e rrymës në fjalë me siguri e mbajnë mend që më herët për prodhimet muzikore shumë të arrira.

Së fundmi siç vetë ai ka bërë me dije, për të festuar 25 vite në skenë do të realizohet një koncert recital. Me anë të një video shkëputur nga koha kur sapo kishte nisur karrierën edhe moderatorja Albana Osmani ka treguar mbështetjen për mikun e saj.

Siç edhe vihet re në videon e shkurtër Bojken ka ndryshuar shumë me kalimin e viteve, por muzika e tij mbetet po aq e bukur sa dikur.

Në datat 6 dhe 7 dhjetor në ‘Akademinë e Arteve’ do të mbahet koncerti recital i Lakos, me të gjithë repertorin e tij ndër vite.