ASHTU SI ÇDO MASHKULL TJETËR/ Besin e ka zënë halli me Xhensilën (FOTO) – AlpeGossip
ASHTU SI ÇDO MASHKULL TJETËR/ Besin e ka zënë halli me Xhensilën (FOTO)

ASHTU SI ÇDO MASHKULL TJETËR/ Besin e ka zënë halli me Xhensilën (FOTO)

Periudhat e festave janë ato më të ngjeshura për këngëtarët shqiptarë. Ndaj, Xhensilës dhe Besit, i është dashur të lënë për disa ditë vajzën në shtëpi dhe kanë udhëtuar jashtë vendit për koncertin e rradhës. Këtë herë, destinacioni ka qënë Italia, pikërisht qyteti i Firences. Xhensila ka ndarë me 1.1 milionë ndjekësit e saj në “Instagram” zbukurimet e qendrës së qytetit si dhe një foto ku shfaqet shumë elegante. E veshur me pantallona dhe këmishë ngjyrë të zezë, këngëtarja e hitit “Çika Çika” pozon duke zbritur shkallët, teksa ka hedhur krahëve pallton ‘teddy’.

Deri këtu, gjithçka shumë bukur!

Ama, çfarë i dha lezetin kësaj foto edhe më shumë, ishte komenti i bashkëshortit të saj, Besart Kallaku. Aktori i humorit tregon se i ka ai të drejtat autoriale të fotos dhe zbulon se kjo është fotoja e 150-të që ka shkrepur.

“E ç’kam heq të bëj 150 foto, veç me zgjedh një për Instagram” –shkruan plot humor Besi.

Mesa duket, Besi ende nuk e di se të zgjedhësh një foto për ta publikuar në ‘Instagram’ është një hall më vete!