Befason Kastro Zizo: Dashuria është e fukarenjve, fëmijët i kam bërë në momente impulsive – AlpeGossip
Befason Kastro Zizo: Dashuria është e fukarenjve, fëmijët i kam bërë në momente impulsive

Befason Kastro Zizo: Dashuria është e fukarenjve, fëmijët i kam bërë në momente impulsive

Kastro Zizo njihet si një ndër këngëtarët që nuk e ka problem që ta shprehë mendimin e tij në çdo moment edhe kur e di që reagimi i të tjerëve nuk do të jetë pozitiv.

Të njëjtën gjë ka bërë edhe mbrëmjen e djeshme teksa ishte e ftuar në emisionin “Top Show Magazine”, Kastro na befasoi të gjithëve teksa tha se ai nuk ka rënë asnjëherë në dashuri.

“Nuk kam rënë asnjëherë në dashuri, edhe kur kam bërë dy fëmijët kanë qenë moment impulsive. Ka qenë spazma jo dashuria… Kam përshtypjen se dashuria është e fukarenjve, jo në sensin material por në sensin dashuror, njerëzit që dashurohen për mua nuk dua ti quaj injorantë, por njeriu nuk duhet të dashuroj më dhe të jeni të sigurt që për 50 vjet dashuria nuk do të ekzistojë më”, ka Kastro duke i befasuar të gjithë.