Hazen Audel mund të konsiderohet si Tarzani i jetës reale.
Në moshën 19-vjeçare, ai la SHBA-në për të shkuar dhe për të jetuar me fiset e egra në Ekuador.
Sot, ai është 44 vjeç dhe ka udhëtuar në dhjetra vende, duke u përballur me sfida të rënda, që nga ushqyerja me gjak lope në Kenia për të mbijetuar, deri tek përleshja me kafshë të egra.
Jetën e tij të egër, ai e ka treguar edhe në National Geographic.