Gjyshet milionere” do të jetë programi që do të nisë shumë shpejt në ekranin shqiptar dhe me siguri do t’ju mbajë të gozhduar përpara ekranit.
Gjyshe nga të gjitha vendet e Shqipërisë e Kosovës do të sfidojnë njëra-tjetrën me gatimet e tyre dhe pas çdo recete fituese do të jepet një çmim.
“Gjyshet milionere” do të sjellin në Radio Televizionin Shqiptar përvojën e tyre personale si dhe traditën e shijen e vendit që do të prezantojnë.