HABITEN MJEKËT/ Zbulojnë infeksionin e rrallë në gishtin e gruas (FOTO) – AlpeGossip
HABITEN MJEKËT/ Zbulojnë infeksionin e rrallë në gishtin e gruas (FOTO)

HABITEN MJEKËT/ Zbulojnë infeksionin e rrallë në gishtin e gruas (FOTO)

Një 42 vjeçare nga Kalifornia ka marrë një infeksion të rrallë në gishtin e saj të vogël të dorës, çka ka shkaktuar edhe fryrjen e tij. Ajo kërkoi ndihmë mjekësoreë për shkak se ndiente dhimbje të forta.
Mësohet se gruaja u ka thënë doktorëve, se nuk e ka lënduar gishtin në asnjë vend, duke shkaktuar kështu habinë e tyre.

Mjekët bënë një studim të thellë, duke zbuluar se bëhej fjalë për një infeksion bakterial. Ata e quajtën një ngjarje të rrallë, shumimin e turbekulozit jashtë mushkrive.

Sipas mjekëve, gruaja e kishte marrë sëmundjen nga i shoqi, i cili kishte zhvilluar një udhëtim kohët e fundit në Kinë.

Turbekulozi është një infeksion bakterial i mushkrive, i cili mund të shkaktojë edhe vdekjen. Ai përhapet nëpërmjet kollës ose tështimës. Simptomat e sëmundjes janë kollitje, humbje peshe, ethe dhe lodhje fizike.