I HABITI TË GJITHË/ Graciano: Do ta lija Albi Nakon për trupën e baletit të Top Channel – AlpeGossip
I HABITI TË GJITHË/ Graciano: Do ta lija Albi Nakon për trupën e baletit të Top Channel

I HABITI TË GJITHË/ Graciano: Do ta lija Albi Nakon për trupën e baletit të Top Channel

Një nga të ftuarit e puntatës së djeshme të “Shiko kush Luan” ishte edhe balerini i televizionit Klan, Graciano Tagani.

Gjatë lojës “Ndaje ose Pije”, ku konkurrenti zgjedh të pijë ose të përgjigjet, Taganit iu drejtua një pyetje e cila konsistonte në lënien e skuadrës së baletit të Albi Nakos për trupën e baletit të Top Channel- it, nëse do t’i ofrohej diçka e tillë.

“Patjetër, me kënaqësinë më të madhe. Do ta lija Albin, sepse trupa e baletit të Top Channel është më e mira.”

Meqë jemi këtu, ju kujtojmë se në prill të 2017- s, Albi Nako, u pyet në emisionin “Thumb” se ç’mendonte për Gerd Vason dhe Esdalin Goranin, udhëheqësin e trupës së Top Channel.

Nëse për të parin pati konsiderata të larta, për Goranin u përgjigj:

“Për këtë tjetrin nuk di çfarë të them, nuk di ku ta fus”.

Mesa duket, në këtë postim të shtatorit ku përkrah trupës së Klan- it shkruan “Jemi më të mirët”, Tagani s’e kishte fort seriozisht.