KOSOVA BËHET ME USHTRI/ Leonora Jakupi publikon foton e të atit: Amaneti i dëshmorëve po realizohet – AlpeGossip
KOSOVA BËHET ME USHTRI/ Leonora Jakupi publikon foton e të atit: Amaneti i dëshmorëve po realizohet

KOSOVA BËHET ME USHTRI/ Leonora Jakupi publikon foton e të atit: Amaneti i dëshmorëve po realizohet

Dita e sotme cilësohet si historike për Kosovën, sepse pas shpalljes së pavarësisë kuvendi ka miratuar krijimin e një ushtrie.

Jo vetëm për shtetin, por për gjithë qytetarët kjo është një ngjarje e madhe. Shumë personazhe të njohur nuk kanë ngurruar të shprehin lumturinë dhe për të uruar për ushtrinë e re. Një pjesë kanë kujtuar edhe dëshmorët e rënë gjatë luftës për liri.

Leonora Jakupi ka qenë një ndër personazhet e njohur që në këtë ditë të rëndësishme ka kujtuar babain e saj të ndjerë, Qazim Jakupi. Këngëtarja ka publikuar në ‘Instagram’ një fotografi të vjetër të tij me mbishkrimin: “Babi, Kosova sot po bëhet me ushtri të re. Amaneti i dëshmorëve po realizohet”.

Kujtojmë se pak muaj më parë, Leonora plotësoi amanetin e të atit duke kthyer në Kosovë pas 20 vitesh eshtrat e tij.