KUR “TË DEL” GËNJESHTRA SHESHIT/ Këngëtarët që kopjuan këngët e huaja (FOTO) – AlpeGossip
KUR “TË DEL” GËNJESHTRA SHESHIT/ Këngëtarët që kopjuan këngët e huaja (FOTO)

KUR “TË DEL” GËNJESHTRA SHESHIT/ Këngëtarët që kopjuan këngët e huaja (FOTO)

Edhe pse ata janë emrat më të suksesshëm të muzikës shqiptare duket sikur “i ranë shkurt” dhe kopjuan projektin e tyre muzikor.

Ky detaj nuk mund ti shpëtonte publikut që gjithmonë shohin çdo detaj të këngës,klipit apo edhe veshjeve.

Disa prej tyre u doli gënjeshtra sheshit pasi menjëherë iu zbuluan këngën orgjinale por mesa duket kjo nuk ndikoi që të  rezultonin tepër të pëlqyra.

Argjentina Ramosaj

Mbase mendojnë se meqë një këngë ka pasur sukses dikur do ketë sërish. Argjentina Ramosaj është një nga këngëtaret shqiptare që është frymëzuar nga grupi “Rebelde”.

”Sekreti” kënga që u pëlqye shumë, por është identik më këngën ”Wanna play”, të ”Rebelde”, e cila është publikuar në vitin 2009.

Fifi dhe Mc Kresha

Ka qenë gazetarja Dasara, e cila në emisionin e pasdites “Rudina” hodhi dyshimet, duke treguar se ka gjetur një këngë, nga e cila është përkthyer pjesa të cilën e këndon MC Kresha.

Era Rusi

Balada që solli këtë vit Era Rusin në “Këngën Magjike” është kthyer në temë diskutimi, pas disa ngjashmërive të mëdha me një tjetër këngë hit shumë të njohur për të gjithë  “Jolene” të Dolly Parton.

Majk

Përveç muzikës së ngjashme, Majk ka kopjuar këngëtarin francez edhe në tematikën e këngës. Ngjashmëria është e njëjtë  si në “Brise” edhe te “Dashni”  paraqitet një çift që ka probleme shkaku i xhelozisë.

AlpeNews.al