PAS MBRETIT “LUAN”/ Një tjetër nga filmat tuaj të preferuar të Disney do t’a shihni në “live-action” (FOTO) – AlpeGossip
PAS MBRETIT “LUAN”/ Një tjetër nga filmat tuaj të preferuar të Disney do t’a shihni në “live-action” (FOTO)

PAS MBRETIT “LUAN”/ Një tjetër nga filmat tuaj të preferuar të Disney do t’a shihni në “live-action” (FOTO)

“Disney” duket se do të krijojë një live-action të vërtetë të “Lady and the Tramp”. Ndryshe nga “Lion King”, ku pavarësisht se kafshët janë realë filmi është realizuar me CGI, ribërja e klasikut të animuar do të jetë me qen të vërtetë.

Aktori Thomas Mann deklaroi për “Collider”: “Kush nuk do të donte të shikonte dy qen të vërtetë që hanë një pjatë me makarona”? Foli edhe për vështirësinë për të punuar me kafshë të vërteta: “Duhet të jesh shumë i duruar dhe të jesh gati për zakonet e tyre. Gjithsesi, ishte bukur të punoje me një tufë me qen në sheshxhirim, pasi ta bëjnë punën më pak stresuese”.

Tessa Thompson e Justin Thereaux do t’u japin zërin dy protagonistëve kryesorë qen, ndërsa pjesa tjetër e kastit përbëhet nga Kiersey Clemons, Ashely Jensen e Benedict Wong.

Live-action do të debutojë në “Disney+”, platforma streaming që do të nisë funksionimin në vitin 2019.