NGA KILET TEK EMRI BEBIT/ Elita Rudi zbulon detajet e pathëna të shtatzënisë (FOTO) – AlpeGossip
NGA KILET TEK EMRI BEBIT/ Elita Rudi zbulon detajet e pathëna të shtatzënisë (FOTO)

NGA KILET TEK EMRI BEBIT/ Elita Rudi zbulon detajet e pathëna të shtatzënisë (FOTO)

Elita Rudi ju ka mundësuar ndjekësve të saj në ‘Instagram’ që t’i drejtojnë pyetje me anë të opsionit që ka aplikacioni. Sigurisht që në këtë periudhë kurioziteti është më i madh për të zbuluar detajet që lidhen me shtatzëninë dhe përjetimet e saj. Pjesa më e madhe e pyetjeve lidhen pikërisht me këtë pjesë. Një nga fansat e pyet për reagimin e parë kur mori vesh se do bëhej nënë. “Shkova dhe bleva 47 teste të tjerë nëpër farmaci të ndryshme”,-u përgjigj Elita.

Më tej moderatorja ka zbuluar se emri i bebit nuk është vendosur ende, paçka se kanë ruajtur shumë opsione.

Një nga gjërat për të cilat ka kuriozitet çdo femër është numri i kileve të fituara gjatë këtyre muajve. “Tani që jam në fund nuk guxoj as të peshohem kur shkoj për kontroll tek doktori. Biles herën e fundit më tha të mos e teproj me ushqimin”,-u shpreh më tej bukuroshja, duke lënë të kuptohet se gjërat nuk janë fort në kontroll tek pjesa e ushqimit.

Pritjes së ëmbël për Elitën po i vjen fund. Moderatorja ka bërë të ditur që shumë shpejt fëmija do vijë në jetë dhe në ditët në vazhdim do zbulohet edhe gjinia.