NUK VOTOI KOLEGËT NË KËNGA MAGJIKE/ MC Kresha zbulon arsyet e këtij vendimi – AlpeGossip
NUK VOTOI KOLEGËT NË KËNGA MAGJIKE/ MC Kresha zbulon arsyet e këtij vendimi

NUK VOTOI KOLEGËT NË KËNGA MAGJIKE/ MC Kresha zbulon arsyet e këtij vendimi

“Psikopatja jote” e riktheu këngëtarin MC Kresha në skenën e festivalit “Kënga Magjike”! Bashkëpunimi me këngëtaren Fifi, e njohur ndryshe si Filloreta Radi, u rendit denjësisht në vend të tretë dhe kënga është ndër më të klikuarat e festivalit në “Youtube”. Por gjatë votimeve, MC Kresha refuzoi të votonte kolegët, duke ia deleguar këtë detyrë koleges së tij. Në një intervistë për emisionin kosovar “NIN”, reperi u shpreh se kënga ishte e Fifit dhe nuk kishte aspak dëshirë të përballej me komentet e kolegëve.

“Nuk kam dashur të ndikojë në raportet artistike që artistët kanë mes tyre dhe që mos më dalë pastaj dikush të më thotë: “më dhe kaq pikë.” Personalisht, s’kam dashur të japë pikë. Kënga ka qenë e Fifit dhe nuk e kam parë të rrugës të votoj unë. Falenderoj Fifin që ka pranuar t’i japë votat vetë.”- vazhdoi reperi.

Dhe ja si me shumë lezet, MC Kresha hoqi nga krahët një përgjegjësi shumë të madhe, që me thënë të drejtën duket ‘makthi’ i të gjithë artistëve që marrin pjesë në festivalin “Kënga Magjike”.