I ftuar pasditen e sotme në studion e Ftesë në Pesë me Bieta Sulon, ishte Erion Gjergji, i eliminuari i radhës i Hells’s Kitchen.
Në një bisedë plot të qeshura dhe humor, ai tregoi më shumë për eksperiencën në “Kuzhinën e Djallit”, arsyen e pjesëmarrjes, si edhe planet në aspektin profesional pas skualifikimit.
I vënë në qendër të vëmendjes për konfliktet e shpeshta me shef Renaton gjatë konkurrimit në Hell’s Kitchen, Erioni nuk mund të largohej nga studio pa dhënë një mesazh për shefin e njohur.
“Bravo të qoftë që hape një vend pune si pjatathyerës, se njerëzit kanë nevojë për punë dhe t’i hape një vend të ri”, ka thënë ai duke qeshur.










![Pasi u kap ‘mat’ me Butrintin, Kiara Tito bën këtë veprim. Flet edhe i ati i këngëtarit për këtë ‘romancë’ [FOTO]](https://gossip.alpenews.al/wp-content/uploads/sites/4/2018/01/kiarabutibabi-400x227.png)



