NJË MUAJ PAS DALJES NGA REHABILITIMI/ Këngëtarja e njohur flet publikisht për gjendjen shëndetësore (FOTO) – AlpeGossip
NJË MUAJ PAS DALJES NGA REHABILITIMI/ Këngëtarja e njohur  flet publikisht për gjendjen shëndetësore (FOTO)

NJË MUAJ PAS DALJES NGA REHABILITIMI/ Këngëtarja e njohur flet publikisht për gjendjen shëndetësore (FOTO)

Muajin e kaluar, Demi Lovato u largua nga qendra e trajtimit pas problemeve të saj me overdozën. Së fundmi në një deklaratë në ‘Twitter’, këngëtarja u ka treguar të gjithë fansave se tashmë është e pastër dhe e lumtur.

Megjithatë për të zgjidhur përfundimisht problemin, ajo ka thënë se po punon akoma me mendjen, trupin dhe shpirtin e saj. Demi ka treguar se në momentin që do të jetë plotësisht gati do t’i rikthehet sërish punës së saj.

Për shkak të ngjarjes së vështirë në korrik, këngëtarja nuk ka qenë shumë aktive në rrjete sociale. Pas rehabilitimit Demi është shfaqur në Los Angeles në gjendje të mirë fizike, përkrah një djali të quajtur Henry Levy, i cili mendohet se është i dashuri i saj.