PASI E KRYQËZUAN PËR GAFAT TEK “MISS UNIVERSE”/ Zana Berisha shfajësohet: Kam ngritur lart zërin… (VIDEO) – AlpeGossip
PASI E KRYQËZUAN PËR GAFAT TEK “MISS UNIVERSE”/ Zana Berisha shfajësohet: Kam ngritur lart zërin… (VIDEO)

PASI E KRYQËZUAN PËR GAFAT TEK “MISS UNIVERSE”/ Zana Berisha shfajësohet: Kam ngritur lart zërin… (VIDEO)

Emri i saj ka qënë më i lakuari në të gjitha rrjetet sociale ditët e fundit.

Miss Kosova 2018, Zana Berisha u përfol gjeresisht pas prezantimit të vendit të saj në “Miss Universe”, pasi ngeci dhe nuk dinte të prezantonte vendin nga vinte në kompeticionin ndërkombëtar.

Por pas gjithë kësaj ka një shpjegim dhe Zana tregoi për “Prive” pse ngeci kur duhej të fliste për Kosovën.

“ Pasi përfunduan provat gjenerale në 3 pas mesnate dhe pasi kishim vetëm dy orë gjumë, na zgjuan për xhirimet ku duhej të flisnim për vendin tonë. Nuk mendoj se një njeri me dy orë gjumë pasi është lodhur gjithë ditën, mund të flasë rrjedhshëm për vendin e tij. Unë kam qënë e para që duhej të bëja videon dhe kjo është arsyeja pse kam folur ashtu. Kam kërkuar të kthehej për korrigjim video, por nuk m’a kthyen pasi ishin 100 vajza nga vende të ndryshme…” – u shpreh Miss Kosova.

Por nuk ka qënë vetëm kjo arsyeja pse shqipatrët e kryqëzuan dhe e bënë meme në rrjete sociale Zanën. Ajo ndryshe nga vajzat e tjera konkurente e ngriti zërin më shumë teksa prezantohej në skenën e madhe. Prezantimi i saj ngjau me një të bërtitur aspak të këndshme dhe të gjithë e përqeshen në rrjete sociale.

“Në prova na thanë që duhej të bërtisnim kur të prezantonim vendin tonë dhe unë nuk e dija se si dukej. Kur kam parë videot kam kuptuar që ishte shumë e madhe. Po për mendimin tim është shumë mirë se është ngritur zëri i Kosovës dhe është një plus shumë i madh” – tregoi më tej Zana Berisha.

Por asnjë nga këto ngjarje nuk do ta pengojë bukuroshen shqiptare për të vazhduar planet e saj. Ajo zbuloi se do të merret me disa projekte bamirësie dhe më vonë në do të merret me planet personale për biznes.