LUTJET MORËN FUND/ Rihanna paralajmëron rikthimin në muzikë dhe është më shpejt seç mendonim (FOTO) – AlpeGossip
LUTJET MORËN FUND/ Rihanna paralajmëron rikthimin në muzikë dhe është më shpejt seç mendonim (FOTO)

LUTJET MORËN FUND/ Rihanna paralajmëron rikthimin në muzikë dhe është më shpejt seç mendonim (FOTO)

Për një kohë shumë të gjatë, fansat e Rihannës kanë lutur këngëtaren për muzikë të re! Pavarësisht se po shijonin RiRin në rolin e aktores në “Oceans 8” apo të stilistes në “Fenty”, fansat nuk ishin të kënaqur sepse prisnin këngë të reja nga ajo.

Por duket se lutjet morën fund! Rihanna njoftoi fansat se po përgatit albumin e saj të ri në mënyrën më të paparë.

“Por kur do të kemi një album Robyn? Keni një datë për këtë?” – shkruajti një nga ndjekësit e saj në foton e Ririt.

Dhe për mrekulli, Rihanna u përgjigj: “2019!”

Albumi i fundit i publikuar nga Rihanna është “Anti” në vitin 2016. Përgjatë dy viteve, ajo ka bashkëpunuar me artistët më në zë për të sjellë hite si “Lemon”, “Loyalty”, “Wild Thoughts”, “Selfish”, “Too Good.”

Tanimë na mbetet të presim (me padurim) për hitet e reja!