“MË MORËN NËNËN PARA SYVE PËR TA INTERNUAR”/ Joni Peçi përlotet në studion e Gjebreas – AlpeGossip
“MË MORËN NËNËN PARA SYVE PËR TA INTERNUAR”/ Joni Peçi përlotet në studion e Gjebreas

“MË MORËN NËNËN PARA SYVE PËR TA INTERNUAR”/ Joni Peçi përlotet në studion e Gjebreas

Stilisti i njohur shqiptar Joni Peçi ka treguar kohët e vështira të fëmijërisë, kur familja e tij u internua pasi mbante një qëndrim kundër komunizmit.

I ftuar në emisionin “E Diela Shqiptare”, Joni Peçi tregoi se fëmijëria e tij nuk ka qenë aspak e zakontë ndërsa kujtoi edhe momentin e vështirë kur pa që t’i merrnin nënën nga duart.

Familja e tij ishte pjesë e atyre që quhen ish-të përndjekur politikë dhe për shumë vite kanë qenë të internuar.

Joni kujtoi me zërin që dridhej për momentin kur ai teksa ishte duke shkuar për në kopesht, diasa njerëz të panjohur mbërritën me makinë për të marrë nënë e tij. Madje vëllai i vogël i Jonit kishte lindur në internim.

Duke qenë se i kanë munguar shumë gjëra kur ka qenë fëmijë, që nga televizori apo edhe bredhi I Vitit të Ri, sot Joni shprehet se nëse do të kishte fëmijë do t’ia plotësonte të gjitha dëshirat:

“Nëse do të kisha fëmijë vetë do të doja të mos i mungonte asgjë, qoftë dhe një pemë e vitit të ri”, tha ai i përlotur.