REPERJA SHQIPTARE I URREN INTERVISTAT? Ja e vërteta që nuk dinim (FOTO) – AlpeGossip
REPERJA SHQIPTARE I URREN INTERVISTAT? Ja e vërteta që nuk dinim (FOTO)

REPERJA SHQIPTARE I URREN INTERVISTAT? Ja e vërteta që nuk dinim (FOTO)

Para disa muajsh, reperja Rina Balaj festoi 19-vjetorin e lindjes dhe u surprizua nga menaxherët e On Records.

Meti, menaxheri i saj e kishte gënjyer se kishte intervistë për ta pritur në studio me miq dhe kolegë. Reagimi i këngëtares qarkulloi shpejt në rrjete sociale ku të gjithë thonin se “Rina i urren intervistat”.

E ftuar në “Why Not” në Ora News, reperja ka zbuluar të vërtetën duke sqaruar se i pëlqen të japë intervista pasi e afrojnë me fansat.

Rina Balaj: Jo më pëlqejnë intervistat se jam afër fansave, por kisha një alergji. Ushqimet e yndyrshme nuk mi pranon trupi dhe e kam pasur fytyrën të acaruar. Kur më tha Meti që ke intervistë, se besova që e ka bërë duke ditur si e kam gjendjen. Pastaj thashë hajt po e bëj.