NUK NA SHPËTUAN DOT/ Rita Ora kapet mat me të dashurin e ri në Londër (FOTO) – AlpeGossip
NUK NA SHPËTUAN DOT/ Rita Ora kapet mat me të dashurin e ri në Londër (FOTO)

NUK NA SHPËTUAN DOT/ Rita Ora kapet mat me të dashurin e ri në Londër (FOTO)

Andrew Garfield dhe Rita Ora u kapën mat së bashku në Londër dhe jo, nuk dukeshin vetëm si dy shokë të mirë. Në disa foto të siguruara nga “Dailymail”, aktori i “Amazing Spider-Man” dhe këngëtarja shqiptare kishin tentuar të maskoheshin, duke u fshehur pas kapeleve por nuk arritën t’i shpëtonin dot paparacëve.

Ata shiheshin duke ecur dorë për dore shumë të relaksuar,teksa kishin blerë disa ushqime. Që prej muajit nëntor, Andrew dhe Rita u përfolën për një lidhje dashurie mes tyre.

Ora u nda nga producenti muzikor Andrew Watt në shtator, në të njëjtin muaj që Garflied i dha fund lidhjes me Susie Abromeit. Më herët, aktori 35-vjeçar ishte i lidhur me aktoren Emma Stone nga 2012 deri në tetor të 2015-ës.