Chris Brown i lë të gjithë pa fjalë: Shihni ç’bën për ditëlindjen e Rihanna’s (FOTO) – AlpeGossip
Chris Brown i lë të gjithë pa fjalë: Shihni ç’bën për ditëlindjen e Rihanna’s (FOTO)

Chris Brown i lë të gjithë pa fjalë: Shihni ç’bën për ditëlindjen e Rihanna’s (FOTO)

Lidhja e tyre ka qenë padyshim një prej lidhjeve më famëkëqija VIP. Chris Brown dhe Rihanna u ndanë në vitin 2009 pasi këngëtari i famshëm dhunoi në mënyrë barbare RiRi-n dhe që prej atëherë, marrëdhënia e tyre ka qenë disi e paqartë për publikun.

Por, Brown i ka lënë të gjithë pa fjalë gjatë ditës së sotshme, pasi nuk ka ngurruar të urojë ish-in e tij me rastin e ditëlindjes së saj të 30-të.

“Gëzuar ditëlindjen!”-i ka shkruar Chris Rihanna-s, teksa ka postuar edhe një foto të këngëtares kur ajo ka qenë fëmijë. Rihanna sigurisht nuk i është përgjigjur urimit, të paktën jo publikisht.

Prej disa muajsh, ajo është në një lidhje me një sheik arab dhe duket tepër e lumtur. Ndërsa Chris është baba i një vajze 4-vjeçare të quajtur Royalty.