ME RASTIN E KRISHTLINDJEVE/ Këngëtari shqiptar këndoi live para Jennifer Lopez dhe reagimi saj s’duhet humbur (VIDEO) – AlpeGossip
ME RASTIN E KRISHTLINDJEVE/ Këngëtari shqiptar këndoi live para Jennifer Lopez dhe reagimi saj s’duhet humbur (VIDEO)

ME RASTIN E KRISHTLINDJEVE/ Këngëtari shqiptar këndoi live para Jennifer Lopez dhe reagimi saj s’duhet humbur (VIDEO)

Me rastin e Krishtlindjeve këngëtari shqiptar Albert Stanaj ka performuar para një grupi të vogël njerëzish, por jo pak të rëndësishëm.

Bëhet fjalë për këngëtaren Sia, Jennifer Lopez dhe partnerin e saj Alex Rodriguez, të cilët ishin ulur para Stanajt për ta dëgjuar teksa ai këndonte këngën e Wham, “Last Christmas”.

Në videon e publikuar në Instagram, JLo dhe Sia shihen teksa dëgjojnë me shumë vëmendje këngëtarin shqiptar dhe shijojnë zërin e tij të mrekullueshëm live.

Jlo duket e habitur teksa dëgjon performancën e Stanajt, i cili njihet si një ndër artistët me vokalin më të mirë.

“Gëzuar Krishtlindjet! Kjo ishte dhurata më e bukur! Të këndoja para këtyre legjendave! Sia është përpara meje dhe Alex me Jlo janë ulur aty para. Ndihem kaq i bekuar këto Krishtlindje!”, shkruan Stanaj në Instagram, teksa publikon videon.

Epo këto po që janë Krishtlindje fantastike!