PASI TALLI KOLEGËT/ Skivi zbulon projektet e reja që pritet të dalin në 2019-ën – AlpeGossip
PASI TALLI KOLEGËT/ Skivi zbulon projektet e reja që pritet të dalin në 2019-ën

PASI TALLI KOLEGËT/ Skivi zbulon projektet e reja që pritet të dalin në 2019-ën

Mbrëmjen e kaluar Skivi ironizoi kolegët dhe muzikën e tyre duke u shprehur i pakënaqur me publikimet e fundit të artistëve në Kosovë.

“2019 hajde sa më shpejt se nuk e kam në mend të nxjerr asnjë këngë deri për Vitin e Ri. Të shohim ç’po nxjerrin estrada. Disa shumë mirë, bravo…  Por kur shoh disa, nuk e di pse bëjnë muzikë ose pretendojnë të jetuarit në estradë” – shkruante reperi në Instastory.

Gjithashtu ai sugjeroi edhe disa ndryshime që duhen marrë parasysh që muzika në Kosovë të ndryshojë dhe të ecë përpara. Ndërsa sot Skivi ka zbuluar se viti i ardhshëm do të jetë një vit plot angazhime dhe projekte të reja muzikore për të.

Para pak minutash ai ka publikuar në një tjetër Instastory  titujt e këngëve që pritet të nxjerrë në vitin 2019 .

“Me këta tituj këngësh do të shkelim në vitin 2019: ‘Intro – Nitro’, ‘Panika’ , ‘Jetë e shkurt’” – shkruan reperi.