E ftuar mbrëmjen e sotme në “Xing me Ermalin”, Ami është pyetur se cila është gjëja më e shtrenjtë që ka blerë dhe nëse mendoni se bëhet fjalë për ndonjë veshje apo bizhuteri e keni gabim. Ami tregoi se nuk i pëlqen shumë të harxhojë, por një pajisje elektroshtëpiake e ka blerë shumë shtrenjtë.
“Nuk jam tipi i vajzave që blen gjëra të shtrenjta por gjëja që i ka çuditur të tjerët kur ja them është një fshesë me korent. Është e shtrenjtë krahasuar me çmimin e fshesave normale. Kushton 2500 euro”, u shpreh Ami.
“2500 euro ke blerë fshesë?’, tha Ermali i shokuar
“Ja vlen të investohet se një herë blihet. Është nga ato fshesat me sistem qëndror e instaluar në çdo dhomë që pajisjen e mbeturinave e ka poshtë në dhomën teknike”, tregoi Ami.