PAS LARGIMIT NGA “PROÇESI SPORTIV”/ Fjoralba Poanri shfaqet krah të dashurit (FOTO) – AlpeGossip
PAS LARGIMIT NGA “PROÇESI SPORTIV”/ Fjoralba Poanri shfaqet krah të dashurit (FOTO)

PAS LARGIMIT NGA “PROÇESI SPORTIV”/ Fjoralba Poanri shfaqet krah të dashurit (FOTO)

Pas largimit nga emisioni ‘Procesi Sportiv’, Fjoralba Poanri u përfol shumë në media për fatin e saj në televizion. Më pas u zbulua se ajo së bashku me Edi Manushin dhe Nevina Shtyllën do të prezantonin emisionin ‘E diell’. Gjithmonë është diskutuar vetëm për profesionin e saj, duke lënë jashtë vëmendjes jetën private të moderatores. Publiku di shumë pak për jetën e Fjoralbës jashtë televizionit, sepse dhe vetë ajo është kujdesur të mos tregojë asgjë. Pavarësisht se nuk është përfolur për këtë pjesë, duket se moderatorja është në një marrëdhënie. Ajo ka publikuar pak minuta më parë një fotografi përkrah një djaloshi misterioz. Fjoralba e ka mbajtur plotësisht të fshehtë imazhin e tij, duke qenë se fytyrën ja ka mbuluar me një zemër.

Identiteti i tij nuk është aspak i qartë, sepse ndoshta moderatorja dëshiron që gjithçka të zbulohet hap pas hapi.