“MU SHEMB BOTA KUR U BËRA NËNË”/ Aktorja habit fansat me deklaratën e saj – AlpeGossip
“MU SHEMB BOTA KUR U BËRA NËNË”/ Aktorja habit fansat me deklaratën e saj

“MU SHEMB BOTA KUR U BËRA NËNË”/ Aktorja habit fansat me deklaratën e saj

Ajo më herët ka folur për depresionin që kaloi kur ishte në të 20-tat, kur presioni i industrisë së kinematografisë ishte i papërballueshëm për të.

Tani 33-vjeçarja Keira Knightley zbuloi se iu shemb bota kur ishte 22 vjeçe dhe se pranoi që ndryshimi i statusit në nënë ishte me të vërtetë e vështirë. Aktorja foli për ndryshimin në marrëdhënien e saj me burrin, në një intervistë me “Balance Magazine”.

Kur ishte në moshën 23-vjeçare, ajo kishte luajtur në më shumë se 20 filma, përfshirë “King Arthur” dhe “Pride & Prejudice”.

Duke treguar detaje për sfidën lidhur me shëndetin mendor në atë kohë, Keira tregoi:

“Të kthehem pas në atë periudhë, mes moshës 19 dhe 23 vjeçe, është e gjitha e turbullt. Nuk e mbaj mend në një vijë të drejtë, sepse mendoj se mekanizmi im i memories po nxirrte shumë gjëra jashtë kujtese. Mu shemb bota kur isha 22 vjeçe. Gjithçka ndaloi së funksionuar dhe ndjeja sikur isha thyer në copëza të vogla, sikur truri im të ishte shkatërruar”.

Aktorja tregoi se mori një vit pushim nga aktrimi dhe filloi që të kurohej përmes udhëtimeve.

“Nisa të humbja vetëbesimin, sepse ndihesha sikur nuk e meritoja të bëja atë që po bëja. Nuk mund të dilja në tapetin e kuq pa më kapur ankthi. Kështu që provova hipno-terapinë dhe funksionoi”, shprehet ajo.

Keira, e cila ka një vajzë 3 vjeçe me bashkëshortin James Righton, tregoi përshtypjet e saj për mëmësinë.

“Ne nuk i japim meritat e duhura për maratonën fizike dhe emocionale që kalon një nënë. Unë vija nga një vend që kisha privilegje. Kam qenë shumë me fat në karrierën time, mund ta përballojë një kujdes të shtrenjtë për fëmijën tim dhe sërish e gjej tmerrësisht të vështirë. Nuk do të thotë që nuk e dua fëmijën tim, thjesht po pranoj mungesën e gjumit, ndryshimet hormonale, tjetërsimin e marrëdhënieve të mia me partnerin, janë gjithë këto gjëra që më bëjnë të ndihem sikur po dështojë në gjërat bazike. Më duhet t’i kujtoj vetes se nuk kam dështuar, por që po bëj maksimumin tim”.