VAZHDOJNË KËRKIMET/ Gjenden “gjurmë biologjike” të 2-vjeçarit në pusin e thellë 100 metra – AlpeGossip
VAZHDOJNË KËRKIMET/ Gjenden “gjurmë biologjike” të 2-vjeçarit në pusin e thellë 100 metra

VAZHDOJNË KËRKIMET/ Gjenden “gjurmë biologjike” të 2-vjeçarit në pusin e thellë 100 metra

Ekipet e shpëtimit janë ende në përpjekje për të gjetur 2-vjeçarin që ra brenda një pusi të ngushtë dhe të thellë 100 metra në Spanjën jugore.

Ata gjetën brenda pusit flokë dhe testet e ADN-së konfirmojnë se janë të fëmijës.

Kjo u ka dhënë siguri zyrtarëve se djali ndodhet brenda në pus.

Dy tunele do hapen pranë vrimës në përpjekje për të arritur tek fëmija.

Brenda pusit të ngushtë nuk mund të futet asnjë njeri.

Flokët u gjetën në mesin e mbeturinave të nxjerra nga pusi dhe u krahasun me mostrat e ADN-së nga shishet e ujit të djalit si edhe me familjen e tij.

Asnjë shenje jetë të 2-vjeçarit nuk është zbuluar nga pusi në Totalan, në lindje të Malagës.

Por babai i djalit, José, është shprehur se: “Ne jemi duke shpresuar se nuk ka vdekur.”

Prindërit e Julen Hoze dhe Viktoria kanë përjetuar edhe një tragjedi më parë. Banorët ku jetojnë thonë se djali i tyre trevjeçar, Oliver, vdiq papritur më pak se dy vjet më parë për shkak të një problemi në zemër.