“PËR GJYSHET E BUKURA DHE TË MIRA”/ Anjeza Shahini kujton një nga performancat e saj më emocionuese (VIDEO) – AlpeGossip
“PËR GJYSHET E BUKURA DHE TË MIRA”/ Anjeza Shahini kujton një nga performancat e saj më emocionuese (VIDEO)

“PËR GJYSHET E BUKURA DHE TË MIRA”/ Anjeza Shahini kujton një nga performancat e saj më emocionuese (VIDEO)

Këngëtarja Anjeza Shahini është larguar nga Shqipëria dhe ka lënë muzikën për t’ju dedikuar jetës familjare. Megjithatë bukuroshja e ekranit nuk e ka humbur kontaktin me publikun shqiptar në asnjë moment. Me anë të ‘Instagram’, ajo shpesh publikon copëza kujtimesh nga performancat e saj ndër vite.

Video e fundit që ka publikuar i përket 10 viteve më parë, kur Anjeza ka performuar për publikun nëpërmjet ‘Klan Tv’ në emisionin “Histori me zhurmues”. Ky program ka patur në qendër historinë e Shqipërisë gjatë komunizmit. Këngëtarja ka performuar një cover të këngës ‘Gjyshes’ e kënduar në origjinal nga Vaçe Zela. “Një këngë e bukur për gjyshet e bukura e të mira, dhe këtu jam unë në #janar2009”,-shkruan më tej ajo.

Me këtë video, Anjeza është bërë pjesë e sfidës ’10 year challenge’ që ka pushtuar ‘Instagram-in’.

Kujtojmë se këngatarja e njohur është në pritje të fëmijës së saj të parë.