“MË NGJAN MUA APO ERMALIT”/ Rezarta Shkurta kërkon ndihmën e fansave (FOTO) – AlpeGossip
“MË NGJAN MUA APO ERMALIT”/ Rezarta Shkurta kërkon ndihmën e fansave (FOTO)

“MË NGJAN MUA APO ERMALIT”/ Rezarta Shkurta kërkon ndihmën e fansave (FOTO)

Këngëtarja e njohur Rezarta Shkurta është shumë aktive në rrjetet sociale. Ajo publikon herë pas here foto nga më të ndryshmet. Së fundmi, Rezarta ka postuar në ‘InstaStory’ foton e së bijës Hera, duke e krahasuar atë me të atin, Ermalin. Mes tyre ekziston një ngjashmëri shumë e madhe, kaçurrelat dhe buzëqeshja e ëmbël janë identike. Më pas, e ka krahasuar të bijën me xhaxhain e saj, ku po ashtu vihet re një ngjashmëri e jashtëzakonshme. Mirëpo, këngëtarja nuk e ka lënë me kaq.

Fill pas kësaj, ajo ka shtruar një pyetje për të gjithë ndjekësit: “Si përfundim kujt i ngjan? Ty dhe pikë!/ Nga xhaxhi dhe babi”.

Kujtojmë, që pak ditë më parë Rezarta ka marrë për herë të dytë një propozim  për martesë nga bashkëshorti i saj, në Dubai.