Moderatoren e mirënjohur Einxhel Shkira shumë shpejt do ta shohim në ekran, në programin “E diell!”
Për një kohë të konsiderueshme ajo nuk ka qenë pjesë e televizionit, konkretisht që prej kohës kur moderonte një emision të muzikës Hip-Hop në “In TV”.
E megjithatë bukuroshja brune pothuajse çdo ditë mban “gjallë” një komunikim virtual me ndjekësit në rrjetin social Instagram, në të cilin shpeshherë nuk mungojnë as rrëfimet e saj rreth jetës private.
Së fundmi, Einxhel në Instastory ka publikuar një foto ku shihet qartë që futbollisti i njohur Emre Can ka vizituar profilin e moderatores.