PLAS DEBATI LIVE NË EMISION/ Ermal Mamaqi i kthehet aktorit: Ke frikë nga të pasurit…(VIDEO) – AlpeGossip
PLAS DEBATI LIVE NË EMISION/ Ermal Mamaqi i kthehet aktorit: Ke frikë nga të pasurit…(VIDEO)

PLAS DEBATI LIVE NË EMISION/ Ermal Mamaqi i kthehet aktorit: Ke frikë nga të pasurit…(VIDEO)

Pavarësisht se mund ta shohim përgjithësisht duke qeshur dhe duke bërë batuta, kur moderatori Ermal Mamaqi nxjerr anën e tij serioze, mund të themi se bëhet tjetër njeri.

Ai qëndronte përballë aktorit Laert Vasili mbrëmjen e së enjtes në emisionin “360 Gradë” të Artur Zhejit, për të folur mbi temën: “Kush ka faj që Shqipëria nuk bëhet, populli apo politika?”.

Dhe debati më i nxehtë mes dy të ftuarve nuk u bë për këtë pyetje, por lidhur me faktin e të qenit i pasur.

Ndërsa aktori Laert Vasili ndau mendimin se, të pasurit e rinj mund të shkatërrojnë gjithçka për të fituar sa më shumë, Ermal Mamaqi ishte në mbështetje të të pasurve.

Debati Vasili-Mamaqi:

Laert Vasili: Lumturia është kur njeriu është i vetëmjaftueshëm. Nuk është i lumtur ai që ka 18 vila. Në makutërinë e këtij njeriu që do të zotërojë gjithçka dhe sheh 1 mijë të vrarë në rrugëtimin e tij për t’u bërë i pasur.

Ermal Mamaqi: Kjo është komuniste. Ti ke frikë nga të pasurit.

Laert Vasili: Unë kam frikë nga një i pasur që ka qenë i varfër dhe shkatërron gjithçka. Populli jonë thotë ruaju nga zengjini i ri.

Ermal Mamaqi: Nëse je njeri i mirë, leku do të të bëjë njeri më të mirë.