ME KËTO PAK MOMENTE/ Hueyda tregon gjithçka për marrëdhënien e partnerit dhe djalit të saj – AlpeGossip
ME KËTO PAK MOMENTE/ Hueyda tregon gjithçka për marrëdhënien e partnerit dhe djalit të saj

ME KËTO PAK MOMENTE/ Hueyda tregon gjithçka për marrëdhënien e partnerit dhe djalit të saj

Hueyda El Saied prej disa vitesh tashmë ka nisur një lidhje të re në Luksemburg ku edhe jeton. ‘Show girl-i’ njohur ka treguar shumë pak për këtë lidhje, pasi dëshiron ta mbajë private një pjesë të mirë të detajeve, por nuk i reziston tundimit për të publikuar herë pas here foto apo video krah personit në fjalë.

 

Edhe sot mbrëmja i ka gjetur së bashku duke darkuar, në praninë e të voglit Gabriel. Hueyda ka publikuar edhe një video që nuk kaloi pa vëmendje. Në qendër të saj është djali dhe partneri i bukuroshes së ekranit, teksa luajnë së bashku. Kjo video është shumë e  ëmbël dhe tregon për marrëdhënien perfekte që ka partneri i Hueydës me djalin e saj.

 

Më herët, vetë ajo e ka pranuar në një intervistë ekskluzive për revistawho.com se dy personat më të rëndësishëm në jetën e saj kanë marrëdhënie shumë të mira dhe ky fakt e bën shumë të lumtur.