PAS KONSUMIMIT TË NJË VAKTI/ Këto janë 5 zakone që duhen shmangur – AlpeGossip
PAS KONSUMIMIT TË NJË VAKTI/ Këto janë 5 zakone që duhen shmangur

PAS KONSUMIMIT TË NJË VAKTI/ Këto janë 5 zakone që duhen shmangur

Ushqimi është reflektimi perfekt i kulturës dhe zakoneve. Kur vjen puna tek zakonet, ato lidhen në mënyrë direkte me të qenurit mirë dhe me shëndetin. Kategorizimi në të mira dhe të këqija na ndihmon të kuptojmë se në çfarë pike jemi me shëndetin tonë. Të gjithë duan të jetojnë dhe të hanë shëndetshëm, por kjo është vetëm në dorën tonë.

Sipas ‘Times of India’ ka disa zakone që një pjesë e mirë e njerëzve nuk i evitojnë dhe pas konsumit të ushqimit ato sjellin shumë probleme:

Mos pini ujë të ftohtë, por ujë që ka temperaturën e ambientit për të shmangur problemet me tretjen.

Pas ushqimit shmangni ushtrimet fizike, pasi do t’ju shkaktojnë probleme me tretjen dhe ndjesinë e të vjellit.

Shmang gjumin pasi ke ngrënë.

Mos vrapo asnjëherë pas një vakti.

Mos ha fruta pasi ke mbaruar drekën ose darkën.